Algjeria fiton Kupën e Kombeve të Afrikës

Kombëtarja e Algjerisë është kampione e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Sport

19/07/2019 22:54

Algjeria ka fituar Kupën e Kombeve të Afrikës, duke e mundur në finale Kombëtaren e Senegalit, me rezultat 0-1, në finalen e zhvilluar në Kario të Egjiptit.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në fillim të ndeshjes.

Ishte Baghdad Bounedjah që shënoi në minutën e 2’ për Algjerinë, gol që në fund të ndeshjes doli të jetë vendimtar.

Kjo është hera e dytë që Algjeria fiton Kupën e Kombeve të Afrikës./Lajmi.net/