Alexis Sanchez në Serie A

Juventus janë të gatshëm t’i ofrojnë Alexis Sanchez një rrugëdalje nga Manchester United, nëse pranon ulje të pagës.

Sport

19/03/2019 11:19

‘Zonja e Vjetër’ po e mendon transferimin e Alexis Sanchez nga Manchester United.

Gjigantët italian dëshirojnë t’i sjellin një lojtar më emër përkrah Cristiano Ronaldos, dhe ylli kilian shikohet si një alternativë e mirë.

Mediet në Itali raportojnë se Juventus do të pranonte transferimin e Sanchez, nëse ky i fundit pranon ulje pagës.

Sanchez te Manchester United paguhet 500 mijë funte në javë, shumë kjo e papërballueshme për Juventusin.

30 vjeçari, është pjesë e Manchester United që nga dimri i vitit 2018, kur ishte transferuar nga Arsenal.

Në 29 ndeshje në Premierligë, Sanchez ka shënuar vetëm tri gola./Lajmi.net/