Alexis Sanchez, Alisson dhe lojtarët tjerë që kanë talent edhe në muzikë

Shumë lojtarë të futbollit kanë edhe pasionet dhe aftësitë e tyre në sferat e tjera të jetës.

Sport

28/02/2019 19:46

Cristiano Ronaldo për shembull preferon lojën e pikados, Joe Alen ka një ferm ku rritë pulat, kurse disa posedojnë talent në muzikë.

Portieri i Liverpool, Alisson Becker thuhet se ka talent të madh në kitare, dhe është adhurues i madh i muzikës rok, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, anëtari i Manchester United dhe reprezentuesi kilian, Alexis Sanchez ka talent në piano.

Poriteri i Arsenal, Petr Cech, ka aftësitë e tij prej bateristi.  Ai ka një kanal në ‘YouTube’ ku ka bërë disa video duke shfaqur aftësitë e tij.

Gjithashtu edhe Nacho Monreal, Leighton Baines, Jese Rodriguez e shumë emra të tjerë të futbollit kanë aftësi në muzikë. /Lajmi.net/