Alexander-Arnold për Messin: S’ke çfarë thua, më i miri i të gjitha kohërave

Trent Alexander-Arnold ka dhënë disa komente për Lionel Messin. Ikona argjentinase, Lionel Messi po merr dashurinë e të gjithëve në këtë Kampionat Botëror, i cili mund të jetë i fundit në karrierën e tij. Për Messi u pyet edhe Alexander-Arnold i Liverpool, i cili shprehi mendimin se argjentinasi është lojtari më i mirë i të…

Sport

07/12/2022 11:47

Trent Alexander-Arnold ka dhënë disa komente për Lionel Messin.

Ikona argjentinase, Lionel Messi po merr dashurinë e të gjithëve në këtë Kampionat Botëror, i cili mund të jetë i fundit në karrierën e tij.

Për Messi u pyet edhe Alexander-Arnold i Liverpool, i cili shprehi mendimin se argjentinasi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

“S’ke çfarë thua lidhur me këtë. Lojtari më i mirë ndonjëherë. Gjersa po plaket, është akoma magjike ta shohësh atë”, ka thënë Alexander-Arnold, përcjell lajmi.net.

“Ai është diçka që unë mendoj se s’do ta shohë më ndonjëherë. Vetëm po provoj të shijoj çdo minutë duke e parë atë”, shtoi tutje anëtari i Liverpool.

Leo Messi, me paraqitjet në Kupën e Botës, po nis të blindojë epitetin e më të mirit të të gjitha kohërave. Po shtohen figurat e rëndësishme të futbollit që i japin argjentinasit këtë epitet. /Lajmi.net/