Alex Sandro pozitiv me Covid-19

Sandro ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sport

31/01/2022 21:35

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me Covid-19, në kohën kur është në grumbullim me Brazilin, transmeton lajmi.net.

Njoftimin për infektimin e lojtarit e ka bërë faqja zyrtare e federatës braziliane të futbollit.

Ylli i Juventus po qëndron në izolim dhe të do të mungojë deri sa të marrë një test negativ. /Lajmi.net/