Alex Sandro do të qëndrojë në Juventus
Juventusi nuk ka në plan të ndajë rrugët me Alex Sandro. Mbrojtësi i majtë i ‘Zonjës së Vjetër’, Sandro, i cili pretendohej të largohej nga klubi në verë pas skadimit të kontratës së tij, tani është vendosur të qëndrojë në Torino edhe për një sezon tjetër. ‘Bardhezinjtë’ do të aktivizojnë opsionin për të vazhduar automatikisht…

Sport
Juventusi nuk ka në plan të ndajë rrugët me Alex Sandro.
Mbrojtësi i majtë i ‘Zonjës së Vjetër’, Sandro, i cili pretendohej të largohej nga klubi në verë pas skadimit të kontratës së tij, tani është vendosur të qëndrojë në Torino edhe për një sezon tjetër.
‘Bardhezinjtë’ do të aktivizojnë opsionin për të vazhduar automatikisht kontratën e Sandros deri në vitin 2024.
Mbetet të shihet se kur do vije zyrtarizimi./Lajmi.net/