Alex Ferguson ishte në kontakt për 24 orë me Ronaldon që t’i bashkohej Man United

Cristiano Ronaldo bëri rikthimin e tij senzacional në Manchester United pas 12 viteve, duke kompletuar transferimin e tij tek 'djajtë' pasi vendosi të largohej përfundimisht nga Juventusi pas tre viteve të kaluara tek ekipi italian.

Sport

27/08/2021 23:15

Sir Alex Ferguson është përshkruar nga burime të shumta që ka luajtur një “rol të madh” në ri-nënshkrimin e Cristiano Ronaldos me Man Utd, raporton ‘The Athletic’.

Sipas këtij mediumi, Ferguson për 24 orë po telefononte Cristianon vazhdimisht dhe përdorte marrëdhënien e tij të mirë me Jorge Mendes për të ndihmuar të ndodhë kjo lëvizje tek United.

Menaxheri historik i ‘djajve’ i bëri presion Solskjaer për të bërë një lëvizje për Cristiano Ronaldon. Ai thirri anëtarët e bordit të United dhe Mendes, për të siguruar që United po bënte gjithçka të mundshme.

Burimet e ‘The Athletic’ thonë se “gjithë ferri do të ishte shkatërruar” nëse United do të kishte humbur garën për portugezin. /Lajmi.net