Alemany udhëton drejt Anglisë – ka gati ofertën por edhe alternativën për Raphinha

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany do të udhëtoj gjatë kësaj jave drejt Anglisë.

Sport

07/06/2022 14:22

Barcelona vazhdon ta ketë Raphinhan në listën e dëshirave dhe këtë javë do të bëjnë lëvizjet e fundit drejt lojtarit.

Leeds dëshirojnë 60 milionë për Raphinha, por Barcelona do të ofrojë vetëm 35 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Nëse ata nuk pranojnë ofertën, atëherë Barca ka gati edhe alternativën për të.

Katalanët janë gati t’i ofrojnë Angel Di Marias një kontratë 1+1 vjeçare.

Kësisoj, Barca do të kishte mundësi të priste për nënshkrimin falas të Raphinha në vitin 2024. /Lajmi.net/