Alderweireld kërkon largimin nga Tottenham

Mbrojtësi Toby Alderweireld nuk është më i lumtur në Londër.

Sport

02/07/2021 17:26

Sipas “The Athletic”, Alderweireld ka kërkuar largimin nga Tottenham gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi ka kontratë me skuadrën e Londrës deri në vitin 2023, por ai dëshiron ta ndërpresë atë dhe të filloj një sfidë të re diku tjetër.

Raportohet se reprezentuesi belg po kërkon rikthimin në vendlindje dhe të nënshkruajë për ndonjë skuadër në Superligën e Belgjikës.

32-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 35 paraqitje me fanellën e Tottenham në të gjitha garat. /Lajmi.net/