Albumi i këngëtarit të ndjerë Kurt Cobain del në nëntor

Albumi i këngëtarit të ndjerë, Kurt Cobain do të lansohet me 13 nëntor.

ShowBiz

29/09/2015 15:05

“Montage Of Heck: The Home Recordings” që është emri i albumit do të përmbajë 31 këngë dhe janë të gjitha këngë të kënduara vetëm nga këngëtari i rok grupit Nirvana në shtëpinë e tij, transmeton Klan Kosova.

“Vetëm të jemi të qartë, nuk është album i Nirvanas, është vetëm i Kurtit dhe do dëgjoni gjëra që as nuk i keni menduar se ai mund t’i bëjë”, ka thënë Brett Morgen, regjisor i filmit për Kurt Cobainin.