Albumi ekskluziv i kryeministrit Rama nga raftingu në Skrapar (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas një jave të ngjeshur në përballjen kundër kultivuesve të hasashit në fshatin e famshëm Lazarat, dje ka qëndruar në Skrapar për rafting. 

Lajme

22/06/2014 23:12

Ai thotë të jetë impresionuar nga magjia natyrore e asaj pjese.

Sot ai ka publikuar në Facebook, disa fotografi nga kjo eksperiencë e tij për të cilën thotë se po e përjeton për herë të parë, pavarësisht se ajo bukuri shqiptare, ndodhet vetëm pak orë larg Tiranës.

“Albumi ekskluziv i një udhëtimi fantastik në dejet e një skulpture milionavjeçare të natyrës shqiptare. E paharrueshme dhe e përsëritshme lehtësisht pak orë larg Tiranës!”, ka shkruar Rama. (lajmi.net)