Albumi i Dua Lipës merr pëlqimin e Pink dhe Nelly Furtado

Këngëtarja shqiptare ma karrierë botërore Dua Lipa, së fundmi, për Nylon, përveç një sesioni fotografik të ri ka zbuluar planet e saj për këtë vjeshtë lidhur me lançimin e albumit të saj.

ShowBiz

09/06/2016 13:56

“Kam pak nerva në zërin tim, sepse jam gati ta lansoj në vjeshtë albumin tim. Është 99 për qind i përfunduar, e kam mbajtur shumë afër zemrës por tash dua që publiku ta dëgjojë”, tregon Dua.

Ajo dëshiron që ky album të jetë përfaqësimi perfekt i asaj që ka bërë në gati dy vitet e fundit.

Albumin e saj si duket e kanë dëgjuar dhe e kanë pëlqyer emrat si Nelly Furtado, Pink e Kendrick Lamar, sipas NYLON, citon “Kult Plus”.

Për sesionin fotografik është përkujdesur Bella Howard.