Albulena Kryeziu rrëmben një çmim në Francë! (Foto)

Aktorja e njohur, Albulena Kryeziu, vitin 2016 do ta mbajë mend gjatë për shumë arsye.

ShowBiz

22/12/2016 11:16

Përpos që në këtë vit ajo kurorëzoi lidhjen e saj të dashurisë me regjisorin Ilir Bokshi edhe me martesë, sukseset nuk po i mungojnë as në sferën profesionale.

Mbrëmja e kaluar na befasoi të gjithëve kur Albulena na prezantoi një çmim të cilin e kishte fituar në Francë në DC Festival.

Ajo arriti të rrëmbejë çmimin si aktorja më e mirë me çmimin ‘Cheating Papers’ i cili u realizua disa vite më parë.

Duket se tashmë ‘kufijtë ndarës’ me Europën për artistët tanë nuk po vlejnë pasi koha po dëshmon ditë e më tepër se talenti dhe dëshira për të arritur diçka nuk i njeh këto lloj barrierash. /Prive