Albulena Haxhiu i lidhë vizitat në Prekaz me Demarkacionin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu çështjen e vizitave në familjen Jashari e ka lidhur me problemin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Lajme

06/03/2017 13:59

Ajo përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook” ka thënë se dyert e familjes Jashari nuk janë të hapura për ata që po e bosnjëzojnë Kosovën e që po i falin mbi 8 mijë hektarë Malit të Zi, transmeton lajmi.net

“Dyert e kullës së familjes Jashari, nuk mund të hapen për ata që tradhtuan idealin e UÇK-së si dhe për ata që e zhvatën popullin e Kosovës që 17 vite! Nuk mund t’i hapen dyert atyre që po tentojnë ta bosnjëzojnë Kosovën përmes “Zajednicës” dhe atyre që po tentojnë të jetësojnë një marrëveshje që i falë mbi 8000 ha, Malit të Zi! Lavdi familjes Jashari! Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/