Albright nuk pranon krahasimet Kosovë-Krimea
Ish sekretarja e shtetit, Madeline Albright nuk pranon krahasimin në mes Kosovës dhe Krimesë. Ajo thotë se në rastin e Kosovës, forca u përdor vetëm kur u shterua diplomacia.

Lajme
Ish Sekretarja Amerika e Shtetit, Madeline Albright, ka thënë për Washington Post se tezat e Putinit se ai po bën në Krime atë çka u bë në Kosovë nuk qëndrojnë.
“Meqenëse agresioni i Putinit ka shkelur ligjin ndërkombëtar, është interesant se ai po përpiqet që të justifikoi veprimet e tij me precedentë. Putin thotë se ai po bënë atë që e bënë shtetet e tjera në Kosovë, gjë që thjesht nuk është e vërtetë.”
Albright thotë se në vitet 1990-ta, ndërhyrjet ndërkombëtare në Ballkan janë miratuar dhe në to kanë kontribuar një numër i madh vendesh në shumë institucione dhe me marrëveshje informale, përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Forca u përdor vetëm pasi ishte shteruar diplomacia,” tha thënë Madeline Albright, e cila ka pasur një rol kyç në mbështetjen e sulmit të NATO’së kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë dhe Serbi.