Albin Kurti tregon në Tiranë se me cilët filma është rritur

Në 80-vjetorin e lindjes së regjisorit të njohur shqiptar, Dhimitër Anagnosti nuk ka munguar as ish lideri kosovar i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti.

Lajme

23/01/2016 17:44

“Kam ardhur vetëm për ta parë, uruar për ditëlindjen dhe për ta përshëndetur, sepse qëllimi konkret i ardhjes time në Shqipëri është një protestë e organizuar nga dega e partisë time në Tiranë”, tha Kurti.

Albin Kurti u shpreh se ndjente një detyrim të madh të vinte pak çaste në ditëlindjen e regjisorit të madh shqiptar Dhimitër Anagnosti.

“Nuk mund të rrija pa ardhur që ta takoja, ne jemi rritur me filmat e tij”, tha ai.

Pasi i shprehu mirënjohjen për artin e bukur që përcillte në kohën e ndarjes së Shqipërisë me Kosovën, Kurti rrëfeu se në vitet ’80, kur Kosova ishte e varur nga Serbia, filmat shqiptarë i ndiqnin në mënyrë ilegale, sepse mund të dënoheshin për këtë.

“Sajonim antena të ndryshme dhe i ngjisnin fshehtas për të parë lajmet dhe filmat nga Shqipëria. Ne jemi rritur me filmat shqiptar”, tha Kurti./ Shqiptarja