Albin Kurti nuk do ta udhëheqë më Vetëvendosjen, atë e zëvendëson Visar Ymeri?
Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve të brendshme për udhëheqësin e partisë, mund të drejtohet nga Visar Ymeri, pasi udhëheqësi aktual Albin Kurti, ka vendosur që mos të kandidojë edhe për një mandat.
Lajme
Albin Kurti ka vendosur të mos rikandidohet për postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti, i cili pritet të mbahet muajt në vazhdim.
Burime të Koha.net të afërta me zhvillimet, tregojnë se si kandidat konsensual i cili do ta zëvendësonte Kurtin për një mandat trevjeçar në krye të Vetëvendosjes është shefi i tashëm i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri.
Kurti pritet të mbetet vetëm aktivist i subjektit.
Lajmi pritet të bëhet i ditur gjatë ditës nga vetë Vetëvendosje.
Statuti i Vetëvendosjes parasheh që një person mund të zgjidhet vetëm dy herë në postin e kryetarit. Kurtit do t’i mbetet mundësia për t’u rizgjedhur edhe një herë në këtë post, nëse vendos të rikthehet.