Albin Kurti i reziston gazit lotsjellës, i vetmi që nuk braktis sallën (Video)

) Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar aftësitë e tij për t’u përballuar me gazin lotsjellës.

Lajme

17/11/2015 09:27

Ai ka qëndruar në sallën e Kuvendit të mbushur me tym të gazit lotsjellës, derisa të gjithë kolegët tjerë deputetë të tij e kanë braktisur atë.

Kurti nuk ka dalë nga salla e Kuvendit deri në momentin kur prej aty janë larguar edhe pjesëtarët policisë që janë ftuar për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Kuvendit.

Ndryshe, edhe sot deputetët e opozitës penguan zhvillimin e seancës së Kuvendit, ku pritej të diskutohej për Buxhetin 2016. /lajmi.net