Albin Kurti e ndryshon statutin e partisë veç për të mos e lëshuar postin e kryetarit

23:21 | 19 Nentor 2019

Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar statutin e partisë, në të cilin thuhej se nëse kreu i VV-së bëhet kryeministër shteti, duhet ta lirojë pozitën e kreut të partisë.

Kjo gjë nuk ndodhi, siç edhe pritej nga Vetëvendosja t’i ndryshoj qëndrimet e saj, (si ajo me flamurin), Kurti mbetet kryetar i partisë.

Kryesia e partisë që drejton Kurti, thonë se nuk paraqet tashmë asnjë problem që kryetari i tyre të jetë edhe shef partie por edhe në krye të Qeverisë.

Kujtojmë, që sipas statutit të VV-së, që ishte publikuar në formë elektronike në uebsajtin e këtij subjekti, Kurtit do i duhej që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

Sipas nenit 73.3 të statutit të VV’së, nëse Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje!

Sipas nenit 74.3.ç: Në rastet kur Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! jep dorëheqje, shkarkohet nga detyra ose nuk mund ta kryejë më detyrën e tij, Nënkryetari i parë i ushtron të gjitha kompetencat e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

E para zgjedhjeve të 6 tetorit, ishte edhe Kurti ai që paralajmëroj që do të japë dorëheqje nga kryetari i partisë nëse i fiton zgjedhjet.

Në një debat zgjedhor në njërën nga televizionet në Kosovë, Kurti kishte deklaruar se do ta respektoj statusin e subjektit të tij politik që në rast se merr funksion zyrtar duhet lëshuar postin e tij.

“Do ta respektoj statusin e Lëvizjes Vetëvendosje”,kishte thënë Kurti, në formë pohimi se do të jap dorëheqje, mirëpo nuk e bëri, dhe siç paralajmëruan bashkëpartiakët e tij, Albin Kurti do të mbetet në krye të partisë edhe nëse bëhet Kryeministër./gazetametro/