Albin Kurti, a e pagëzoi me emër shqiptar vajzën e tij?
Liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e kemi parë të shfaqet si politikani më fanatik i kauzës kombëtare shqiptare. Por në jetën private po del të jetë krejt i kundërt.

Lajme
Politikani Albin Kurti, nuk bënë asnjë kompromis kur flitet për kauzën e kombit shqiptarë.
Ai është në gjendje të refuzojë shtetin e Kosovës, ta izolojë vendin duke i prishur marrëdhëniet me vendet mike perëndimore dhe të mbyll kufijtë për produktet e huaja, vetëm e vetëm që edhe Kosova si pjesë tokave shqiptare, të frymojë “kuq e zi”.
Por në jetën e tij private, ai duket se jeton në një botë tjetër.
Pavarësisht se moto kryesore e lëvizjes së tij politike ishte, “Duaje të tënden”, Kurti u martua me një vajzë norvegjeze me emrin Rita.
Familja e qiftit të ri, u shtua këto ditë, kur atyre u lindi një vajzë, të cilën nuk e pagëzuan me emër shqiptar.
Vajza e liderit “patriot”, do të mbajë një emër hebraik. Ajo do të quhet Lea.
Nëse shikohet në Wikipedia, del se Lea është një emër i krishter. Ai përdoret edhe te francezët, ku cilësohet si një emër biblik. Ndërsa për herë të parë thuhet të jetë përdorur në shekullin III-të, si Shën Lea, e shenjta e kishës katolike.
Origjina e emrit thuhet te jetë hebraike. (lajmi.net)
Në këto linqet më poshtë gjeni shpjegimin e emrit Lea:
http://en.wikipedia.org/wiki/Lea_(given_name)
http://www.babycenter.com/baby-names-lea-2757.htm