Albi dhe Arta dy të eliminuarit nga Big Brother VIP Albania

Artisti dhe balerini i njohur, Albi Nako, ka përfunduar garën për çmimin e madh. Në televotim me të gjithë djemtë e tjerë të shtëpisë, pasi Sara zgjodhi djemtë e jo vajzat, përmes zarfit të zi të “Kutisë së Pandorës”, rezultoi më i votuari. Përveç Albit, Arta është barorja e dytë që ka dalë nga shtëpia…

ShowBiz

25/02/2024 08:29

Artisti dhe balerini i njohur, Albi Nako, ka përfunduar garën për çmimin e madh.

Në televotim me të gjithë djemtë e tjerë të shtëpisë, pasi Sara zgjodhi djemtë e jo vajzat, përmes zarfit të zi të “Kutisë së Pandorës”, rezultoi më i votuari.

Përveç Albit, Arta është barorja e dytë që ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmë, duke lënë në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh.

Largimi i Artës në televotimin e dytë me pyetjen: “Kë doni të shpëtoni?” ka lënë banorët si Rike, Vesa dhe Romeo të përlotur, për shkak të raportit te mirë miqësor.

“Shumë e bukur për mua si eksperiencë, por është jashtëtokësore. Kur je brenda aty, duket që shumica e banorëve kanë hyrë në një trajnim për të pasur një sjellje të caktuar. E di që jashtë nuk mundet të kuptohet. Më shumë lojtar dhe tregon veten më pak se të tjerët? Më ka ndodhur me Ilnisën që e ka bërë personazhin e vërtet, por ka raste që tregon personalitetin e saj”, tha Arta pas eliminimit. Jam e lumtur që nuk u ktheva dhe mos u mërzitni. Qëndroni të fortë, vazhdoni sa më shumë të mundeni në debate, ama mos shani, por më shumë argumente”, ishte mesazhi i Artës për banorët. /Lajmi.net/