Albërie Hadërgjonaj : Po mori pjesë Aurela, harroje që e fiton “Kënga Magjike”

Albërie Hadërgjonaj ka qenë së fundmi në një intervistë në emisionin “Oxygen”.

ShowBiz

12/01/2019 23:20

Këngëtarja e njohur, ka folur për shumë çështje përfshirë edhe festivalin “Kënga Magjike 2018”, shkruan lajmi.net.

Ajo ka treguar se nëse është Aurela Gaçe dhe Flori të tjerët nuk mund ta fitojnë asnjëherë këtë kompeticion muzikor, duke ironizuar me këngëtarët.

“Kur te merr pjesë Aurela Gaçe, aty harro se te voton dikush apo që fiton. Ajo i merr disa artista që këndojnë te lokali i saj, e ata ia japin pikët maksimale. Njëjtë është edhe te rasti i Florit. Flori i komponon 5-6 këngë në festival dhe padyshim që ata artista me këngët e tij, e votojnë atë”, ka thënë Hadërgjonaj. /Lajmi.net/