Albëria tregon si reagoi ish-bashkëshorti pas deklaratave të saj për tradhtinë
Albërie Hadërgjonaj për disa ditë radhazi ka qëndruar në Shqipëri.
ShowBiz
Këtë vizitë, këngëtarja e ka shfrytëzuar edhe për të dhënë disa intervista për disa televizione, shkruan lajmi.net.
Në një prej tyre, Albëria kishte treguar se si e kishte tradhëtuar tashmë ish bashkëshorti, i cili është babai i vajzave të saj.
Por, e ftuar në “Një kat më lart”, këngëtarja u pyet se cili ka qenë reafimi i ish-bashkëshortit të saj pas gjithë këtyre deklaratave.
“Ai ka një respekt të jashtëzakonshëm, pavarësisht se u bënë shumë vite. Ai nuk është se i ka bërë me qëllim, ai ka qenë fëmijë për vete. Është njeri që kupton, e kupton jetën shumë mirë. Ai ka vuajtur më shumë se gjithkush tjetër prej shumë vitesh. Njeriu i parë që unë mund ta marr në telefon nëse unë kam hall ose problem është ai.”, ka thënë Albëria.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Albërie Hadërgjonaj është “Leje leje”, këngë kjo të cilës këngëtarja ia shoqëroi edhe videoklipin. /Lajmi.net/