Albena Reshitaj do ta udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur këshilltarët e tij në mëngjesin  sotëm, ku siç ka njoftuar ai temë e diskutimit ka qenë aksioni i pastrimit të Kosovës, i cili fillon nga 15 tetori deri më 15 dhjetor.

Lajme

23/08/2018 09:56

Për këtë aksion Qeveria e Kosovës ditë më parë ka formuar dhe një Task Forcë, të cilën do të udhëheq ish-ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj,  tash këshilltare e kryeministrit

Postimi i plotë i tij:

Në mbledhjen e mëngjesit me këshilltarë, diskutuam ndër të tjerash edhe për organizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit të Kosovës, rrugë kjo e cila po merr kahjen dhe mobilizimin e duhur.

Duke marrë parasysh përvojën, përkushtimin dhe vullnetin e saj të treguar gjatë kohës sa ishte ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga sot Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës, si një nga ideatorët e kësaj nisme të rëndësishme, që fillon më 15 shtator deri më 15 dhjetor.

Së bashku, me një mobilizim gjithëpërfshirës, me përkrahjen edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile, donatorëve ndërkombëtarë do të krijojmë një Kosovë të pastër dhe europiane./Lajmi.net/