Albatrit Muqiqi pozon i lumtur pranë binjakëve të tij

Albatrit Muqiqi i ka realizuar disa foto profesionale pranë binjakëve të tij.

ShowBiz

16/05/2019 08:21

Këngëtari Albatrit Muqiqi së fundmi është bërë baba i dy binjakëve, djalë dhe vajzë, shkruan lajmi.net.

Derisa familja e tij sa shkon e zgjërohet ai po ndihet çdo herë e më i lumtur për këtë fakt. Këtë e ka treguar nëpër intervista të ndryshme mirëpo njësoj ‘flet’ edhe fotografia e fundit e publikuar në Instagram.

Ai i ka realizuar disa foto profesionale me familjen e tij, në një prej imazheve shfaqet i lumtur pranë binjakëve.

Kujtojmë se Albatriti dhe Egzona janë prindër edhe të një vajze tjetër e cila së fundmi i ka mbushur dy vite jetë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BxfdPJIAR0Q/