Albanian Eagle në Kampionatin Botëror të Raftingut

Kombëtarja shqiptare e raftingut edhe pse nuk ka shumë vite që është formuar arriti të siguronte  pjesëmarrjen në kampionatin botëror që u zhvillua në Itali.

Sport

24/07/2018 14:31

aftingu është një sport i ri në Shqipëri, por që po ngjit shumë shpejt shkallët e preferencave te shqiptarët.

Adrenalinë dhe emocione pa fund që përfshijnë ata të cilët janë të apasionuar pas këtij sporti.

Kombëtarja shqiptare e raftingut edhe pse nuk ka shumë vite që është formuar arriti të siguronte  pjesëmarrjen në kampionatin botëror që u zhvillua në Itali.

Shqipëria u përfaqësua në kategorinë R4 – U23 (të rinjtë nën 23 vjeç) në disiplinat zbrijte në lumë, slalomin zbritje me pengesa dhe garat kokë më kokë, me kapiten skuadre Murat Mamurani dhe sportistët Ergi Opingari, Ameda Kuqo, Edison Daja, Ali Spathara dhe Pirens Zhara.

Konkurrenca ishte mjaft e fortë dhe më shumë se 35 ekipe, nga 15 vende të botës  garuan në lumin Dora Baltea. Sinimi i Shqipërisë ishte fitimi i përvojës teksa rezultati kaloi në plan të dytë. Gjithsesi, kuqezintë e Raftingut rregjistruan një paraqitje dinjitoze dhe në të ardhmen ka hapësira të mëdha për t’u përmirësuar, duke llogaritur potencialin e madh që ka vendi ynë në turizmin sportiv dhe të aventurës, transmeton “SS”.

Së  shpejti Shqipëria do të mirëpresë  një prej garave më të rëndësishme të rafting –kajak në ujërat e rrëmbyer të lumit Vjosa dhe Kanioneve të Osumit.