Albani pritet të shkojë në Arabinë Saudite, por me Çiljetën çfarë do të ndodhë?

Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga prej pesë vitesh po jetojnë një histori dashurie.

ShowBiz

30/08/2021 14:54

Mirëpo, si duket sezoni i ardhëm ka turbulluar paksa jetën e çiftit pasi Hoxha me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.

Sipas “Gazetës Panorama” oferta për 33-vjeçarin, ka ardhur disa javë më parë dhe negociatat kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit, por portieri është përpjekur të mbajë gjithçka të fshehtë me qëllim që të mos trazojë ujërat në kampin e kuq, por edhe në botën e shoëbiz-it, ku pyetjet që ngrihen janë nëse do ta marrë me vete dhe partneren e tij, Çiljetën.

Ndërkohë burime të sigurta pranë çiftit kanë treguar ai fillimisht mund të shkojë i vetëm atje, ndërsa më pas mund t’i bashkohet dhe Çiljeta.

Ende nuk dihet nëse çifti do i marrin me vete dy djemtë apo jo.