Albana Osmani promovon librin “Çika në betejë me inteligjencën artificiale”
Albana promovoi librin e ri.

ShowBiz
Moderatorja Albana Osmani ka nxjerrë në treg librin e saj të parë, dedikuar të rinjve, shkruan lajmi.net.
Libri titullohet “Çika në betejë artificiale”, teksa iu kushtua gjithë të rinjve dhe atyre që shohin nga e ardhmja.
Albana ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e promovimit të librit të saj të parë, ku shprehet tejet e lumtur për këtë sukses.
Po ashtu, ajo ndau edhe një imazh me buqeta të shumta lulesh që pranoi nga ata që e uruan për librin.
“Faleminderit Zot qe perreth meje ka kaq shume njerez të çmuar. Faleminderit TY ZOT qe i ke sjelle ne jeten time dhe i mban aty kaq gjate dhe shpresoj deri në fund të gjithe prane meje dhe une prane tyre. Jam e bekuar!”, shkruan Albana. /Lajmi.net/