Albana Osmani për lajmi.net flet rreth koleksionit të çantave ‘Reine Ana’ të dizajnuara nga vetë ajo

Prezantuesja/kreatorja në intervistën e dhënë për Lajmi.net ka shpalosur edhe planet për emisione televizive.

ShowBiz

21/02/2020 21:03

Albana Osmani filantropia nga Shqipëria është një prej figurave më të larta në përgjithësi në botën e artit, prezantuesja ka qenë një kohë të gjatë larg ekraneve televizive, por mungesa e saj është arsyetuar me angazhimin si kreatore që tashmë vetëm ka filluar t’i jap frytet, shkruan lajmi.net.

Ajo ka hedhur një hap të madh drejt modës, duke dizajnuar një numër të limituar të çantave për markën franceze ‘Reine Ana’ ku Albana krahas kreatore do jetë edhe në rolin e drejtoreshes artistike.

‘Reine Ana’ është një markë franceze me bazë në po këtë vend dhe prodhimtaria e saj është e përafërt me markat e njohura botërore.

Lajmi.net ka siguruar një intervistë me Albanën ku ajo flet gjerësisht për punën e saj të parë si kreatore, planet për projekte të reja televizive dhe gjithçka lidhur me produktet e ‘Reine Ana’.

Lajmi.net: Ku lindi ideja për këtë biznes dhe pse zgjodhe pikërisht çantat?

Albana Osmani: Ky është biznesi im i parë qe është i gjithi i bazuar mbi kreativitetin e në ketë rast me një elegance te nivelit të lartë sipas standardeve të ‘high fashion’.

Zgjodha Çantat pasi nuk është nje send është një objekt , që lidhet ngushtë me personalitetin e njerëzve dhe mban në vete vetë karakterin e tyre . Pra i përfaqëson ata. E gjeta vetën në ketë produkt të parë pasi kam dashur gjithmonë të krijoj diçka unike dhe tua shikoja femrave ta mbanin me krenari në dorë.

Lajmi.net: A mendon të zgjërohesh edhe më shumë në këtë degë, apo cak janë vetëm çantat?

Albana Osmani: Ky është produkti i parë i ‘Reine Ana brand’ por në vazhdim do te këtë edhe te tjerë përveç çantave .

Lajmi.net: Flisni më shumë për kualitetin e këtij produkti dhe si qëndron në krahasim me markat e tjera botërore?

Albana Osmani: Çantat e para qe janë 80 të tilla u realizuan ne Venizia ne Itali. Në të njëjtën fabrikë prodhimi ku bëhen edhe çantat e ‘Chanel, Dior, YSL ‘etj. Pra në të vërtetë janë njësoj ne kualitet dhe në çdo detaj sa i takon cilësisë dhe rezistencës së tyrë në kohë. Ashtu siç thuhet produkte te këtij kalibri janë të pavdekshme. Me kohën bëhen edhe më me vlerë.

Lajmi.net: Sa kohë jeni duke punuar në nxjerrjen e produktit final?

Albana Osmani: Mora pak kohë larg ekranit, sepse u përkushtova në atë çfarë po flasim sot për brand ‘Reine Ana’. Kam rreth një vit qe jam përkushtuar paralelisht me punët e tjera. Ku më shumë kanë qenë projekte artistike por në këtë faze të shkurtër ndërprerje nga ekrani.

Lajmi.net: Cili është roli juaj në këtë kompani?

Albana Osmani: Tani për tani jam në pozicionin e drejtoreshës artistike dhe kreatore. Si dhe në hapin e parë jam dhe imazh parësor. Në etapa të tjera do të jetë një brand që do shtrihet international ku investitorët janë nga Franca dhe imazhet do jenë të ndryshme. Gjithësesi unë jam drejtoreshë artistike dhe kreatore për çdo hap. Dhe për këtë jam shumë e lumtur .

Lajmi.net: Keni qëndruar një kohë të gjatë larg ekraneve televizive, planet e juaja në të ardhmen në këtë drejtim?

Albana Osmani: Por rikthimi në ekran për mua do të jetë i afërt dhe do jetë me një program që do mbajë para ekranit gjithë familjen.

Lajmi.net: Vetëm 80 çanta, vepra artistike nga ju, si mund të interesuarit të sigurojnë çantat për vete?

Albana Osmani: Aktualisht 80 copat e para janë online. Dhe në vazhdim në dinamika të tjera do te këtë edhe dyqane fizike në Paris dhe kryeqytete të tjera të mëdha.

Njerëzit mundet ti blejnë online ne faqen zyrtare www.reineana.com munden ti blejnë nga e gjithë bota dhe ‘shipping’ është pa pagese . /Lajmi.net/