Albana Azizi shpejt me klip të ri

Këngëtarja Albana Azizi është ndarë e kënaqur me paraqitjen e saj në fesitvalin “Kënga Magjike”. Ajo në këtë festival është paraqitur me këngën “Perjetë” të komponuar nga Alfred Kaqinari dhe me tekst nga Xhejn Kumrija, por tani bën me dije se po punon në këngë e re...

ShowBiz

25/12/2014 13:21

Këngëtarja Albana Azizi ka thënë se festivali është një përvojë e mirë ku mundesh ta japesh maksimumin në këngë dhe ne paraqitje skenike. Megjithatë sipas saj, festivalet tashmë nuk janë përvojë e re për te.

“Nuk është provojë e re. Kam marrë pjesë edhe nw disa festivale si nw Eurosong contest, Top fest, Polifest,  etj”, ka thënë ajo, për lajmi.net

Albana tani është e angazhuar në xhirimet e festave të fundvitit me disa këngë të reja.

Këngëtarja po punon intenzivisht me producentët Granit Gashio dhe Dj Nurteel, ne studion e tyre “Massive Production”, në Prishtinë.

 Të dy djemtë, presin që Albana të jetë prurja e tyre e sukseshme në skenën muzikorë, derisa në “Massive Production” këngë dhe albume të reja po përgatisin edhe disa këngërtarë me emër. lajmi.net