Alban Skënderaj për koncertin në Kosovë: Një ëndërr që po bëhet realitet

Alban Skënderaj ka shprehur emocionet para koncertit në Kosovë.

ShowBiz

24/05/2019 22:21

Alban Skënderaj ka konfirmuar se do të mbajë koncert në Kosovë gjatë muajit të ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Pak kohë para këtij koncerti, këngëtari ka thënë se është një ëndërr që po bëhet realitet si dhe tregoi detajet e koncertit.

Koncerti “Hapësira e një ëndrre” do të mbahet më 19 qershor në sallën 1 Tetori dhe Albanin do ta shoqërojë orkestra.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I ALBANIT, PA NDËRHYRJE:

“Me ne fund! “Hapsira e nje endrre” ne Kosove!
Nje enderr qe behet realitet. Kemi shume kohe qe punojme per kete koncert dhe me ne fund jam i lumtur t’ju njoftoj se me date 19 qershor “Hapsira e nje endrre” do te fluturoje per ne Prishtine dhe do te aterroje ne Sallen 1 Tetori e mbushur me shume se kurre me dashuri, emocion dhe muzike per te gjithe publikun e Kosoves. Ky koncert do te jete nje moment kulmor i karrieres time dhe nje pike arritje teper e rendesishme e jetes time. Ashtu si ne Tirane edhe ne Prishtine ky koncert do te shoqerohet nga nje orkester e plote simfonike me orkestrime nga repertori im te konceptuara enkas per kete event. Ne kete distance kohore nga koncerti i Tiranes ka patur shume zhvillime dhe kenge te reja nga une ndaj ky event do te kete risi dhe surpriza si ne repertor ashtu dhe ne bashkepunime.
Shume shpejt do kete detaje dhe info te tjera rreth koncertit.
Me shume dashuri.
Albani”. /Lajmi.net/