Alban Skënderaj me koncert në Prishtinë

9:30 | 23 Maj 2019

Pritet që këngëtari Alban Skënderaj ta mbajë një koncert në Prishtinë.

Këngëtari Alban Skënderaj njihet për talentin dhe zërin e veçantë që ka, shkruan lajmi.net.

Me projektet e tij muzikore ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave mirëpo përveç tyre Albani është aktiv edhe me mbrëmje të ndryshme ku ftohet për të performuar e edhe me koncerte.

Edhe në Prishtinë ka qenë dhe është gjithmonë i mirëpritur nga fansat. Ata do t’i gëzojë lajmi i fundit pas siç thotë Prive, këngëtari do të vijë me koncert në Prishtinë në muajin qershor.

Pritet që Alban Skënderaj do të performojë para publikut më 13 qershor në qendër të qytetit.

Vetë këngëtari nuk ka folur akoma lidhur me këtë çështje./Lajmi.net/