Alban Ramosaj tregon përse e publikoi foton komplet lakuriq në Instagram 

Alban Ramosaj ka sqaruar gjithçka lidhur me fotografinë lakuriq e cila bëri bujë.

ShowBiz

16/04/2019 15:00

Këngëtari Alban Ramosaj, më 21 janar zgjodhi që ta marrë gjithë vëmendjen me një foto të postuar në Instagram, shkruan lajmi.net.

Në imazhin në fjalë ai ishte zhveshur komplet lakuriq ndërsa foton nuk ka nguruar ta ndajë edhe me ndjekësit.

Fotografinë ia ka realizuar një vajzë e cila po e shoqëronte në pushime ndërsa të gjithëve u ka interesuar se përse vendosi ta bëjë një gjë të tillë.

I ftuar së fundmi në NIN, Albani e dha më në fund përgjigjen e shumëpritur, se përse vendosi të pozoi lakuriq.

“E kam vërejtur që shumë prej fytyrave publike edhe njerëz të thjeshtë që përdorin ‘Instagram-in’ janë të shtyrë për të qenë si tip marionetash, kanë një strukturë shoqërore që nuk dalin jashtë saj. Kam dashur t’ju them njerëzve bëni çfarë të doni, jini vetvetja”u shpreh Albani.

Kujtojmë se pranë fotos të publikuar në Instagram ai ka marrë shumë pëlqime dhe komentet nuk kanë munguar./Lajmi.net/