Alban Dragusha emërohet ndihmës trajner tek Drita

Skuadra nga Gjilani, Drita, po vazhdon përmirësimet në skuadër.

Sport

11/07/2019 19:39

Pas nënshkrimit me disa lojtarë mjaft kualitativë, gjilanasit kanë njoftuar se ata kanë intervenuar edhe në stafin e trajnerëve.

Alban Dragusha është emri që ka marrë pozitën e ndihmës trajnerit tek skuadra e Dritës.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të Dritës.

Alban Dragusha emërohet ndihmës trajner në FC DRITA

Klubi jonë krahas përforcimeve me lojtarë cilësor gjatë këtij afati kalimtar, rëndësi i ka kushtuar edhe stafit të trajnerëve ku ka arritur marrëveshje me Alban Dragushen, një emër i madh në futbollin Kosovar edhe më gjerë!

Albani i është bashkuar ekipit që nga dita e parë dhe besojmë shumë që së bashku do të jemi edhe më të fort drejt realizimit të synimeve tona!

Para ardhjes te klubi jonë, Albani si trajner ka punuar te ekipi i KEK-ut dhe Ramiz Sadiku, ndërsa krahas shumë klubeve nëpër të cilat ka bërë karrierë si futbollist në Kosovë, Shqipëri, Suedi ai ka veshur edhe fanellën e FC DRITA.

Mirë se vjen Alban!

FC DRITA /Lajmi.net/