Alba: Suarez është vital për Barcelonën

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba ka thënë se sulmuesi i ri i skuadrës, Luis Suarez është tashmë vital për ta, sidomos pas paraqitjes në ndeshjen e fundit kundër Almerias.

Sport

09/11/2014 14:23

Jordi Alba është i bindur se Luis Suarez do të jetë vital për skuadrën e tij, drejt trofeve që mund të fitojnë ata në këtë sezon.

“Ai bëri një asistim perfekt te Neymari për golin e parë. Më vonë, ai më gjeti mua të vetëm përballë portierit”.

“Suarez luajti një ndeshje të shkëlqyer, ai është adaptuar shumë mirë, dhe është vital për neve”, tha Jordi Alba për faqen zyrtare të klubit.

Suarez ka debutuar me fanellën e Barcelonës në ndeshjen kundër Real Madridit, mirëpo deri tani ai ende nuk ka shënuar asnjë gol.