Alba: Nuk na intereson për Neymarin

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba ka thënë se futbollistët nuk merren me akuzat ndaj klubit për parregullsi financiare në rastin e transferimit të sulmuesit Neymar nga Santos.

Sport

06/02/2015 18:35

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba ka thënë se futbollistëve nuk u intereson se qfarë është duke ndodhur në klub pas akuzave për parregullsi financiare në rastin e transferimit të sulmuesit Neymar.

Gjiganti katalan akuzohet se ka manipuluar me shifra në rastin e blerjes së yllit brazilian nga Santos më 2013.

Por, Alba insiston se futbollistët mendojnë vetëm për detyrën e tyre në fushë.

“Ne qëndrojmë larg kësaj. Futbollistëve u intereson vetëm ajo që ndodh në fushë”, deklaroi Alba gjatë një konference për shtyp. “Ne nuk na intereson qka ndodh jashtë saj, jemi të qetë për gjithçka”, u shpreh ai.