“Alba ende mendon se si shihet nga familja”, Anita jep mendimin e saj për të

Anita Haradinaj, është opinioniste e edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova. Në pozitën e opinionistës, Anita ka dhënë një intervistë për lajmi.net ku ka folur për secilin nga banorët me radhë. Gazetarja, Florjana Hoti e ka pyetur Anitën se a e sheh ajo Albën si “gacë e mbuluar” ashtu siç shihet nga publiku.…

ShowBiz

06/12/2023 09:03

Anita Haradinaj, është opinioniste e edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova.

Në pozitën e opinionistës, Anita ka dhënë një intervistë për lajmi.net ku ka folur për secilin nga banorët me radhë.

Gazetarja, Florjana Hoti e ka pyetur Anitën se a e sheh ajo Albën si “gacë e mbuluar” ashtu siç shihet nga publiku.

Anita ka thënë se ajo nuk e sheh Albën si të tillë, është e re dhe e ka problemin si shihet nga prindërit.

“Alba ende mendon se si shihet nga familja”, ka thënë Anita e cila e ka favorizuar Albën në përgjigjjen e saj.

Anita edhe gjatë prajmeve ku flitej për Albën dhe akuzohej që po aktron, ishte përkrahëse e saj.  /Lajmi.net/