Alarmohet Real Madridi, lëndohet Courtois

Thibaut Courtois është detyruar të tërhiqet nga skuadra e Belgjikës përpara miqësores kundër Gjermanisë. Belgjika ka konfirmuar përmes ‘Twitter’ se Courtois është tërhequr nga skuadra dhe është rikthyer në Real Madrid si masë paraprake pasi pësoi një dëmtim në aduktor, transmeton lajmi.net. 30-vjeçari luajti plot 90 minuta në fitoren 3-0 të Belgjikës ndaj Suedisë, teksa…

Sport

26/03/2023 13:32

Thibaut Courtois është detyruar të tërhiqet nga skuadra e Belgjikës përpara miqësores kundër Gjermanisë.

Belgjika ka konfirmuar përmes ‘Twitter’ se Courtois është tërhequr nga skuadra dhe është rikthyer në Real Madrid si masë paraprake pasi pësoi një dëmtim në aduktor, transmeton lajmi.net.

30-vjeçari luajti plot 90 minuta në fitoren 3-0 të Belgjikës ndaj Suedisë, teksa Domenico Tedesco fitoi ndeshjen e tij të parë si trajner me Romelu Lukaku që realizoi një hat-trick në hapjen e kualifikimeve për Euro 2024.

Por lëndimi i Courtois vjen si një shqetësim për Realin përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës të mërkurën, më 5 prill dhe asaj çerekfinale të Ligës së Kampionëve me ish-klubin e portierit Chelsea një javë më vonë./Lajmi.net/