Alarmohet NBA: Durant mund t’i bashkohet skuadrës së Lakers

Los Angeles Lakers mund të bëjnë një lëvizje të madhe në fund të këtij sezoni, gjatë verës.

Sport

01/04/2019 20:59

Raportimet e fundit nga SHBA bëjnë të ditur se ylli i ligës më të fortë të basketbollit në botë, Kevin Durant, mund t’i bashkohet Lakers, transmeton lajmi.net

Aktualisht, KD paraqitet me skuadrën e Golden State Warriors, ku edhe këtë edicion do të synojë që të shpallet kampion.

Megjithatë, ka disa zëra që thonë se lojtari do të konsiderojë largimin nga Golden State qysh në sezonin e ardhshëm.

“KD fillimisht do të takohet me Warriors, pastaj me Lakers dhe Clippers. Ideja është, nëse Durant Vendos të largohet, atëherë ai do të bashkohet me Lakers, sepse me Lebron James mund të ngritin shanset për titullin” thuhet në mediet amerikane, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Lakers ka mjaftueshëm hapësira në skuadër që të nënshkruaj edhe me një lojtar, me kontratë maksimale.

Sigurisht se skuadra nga Los Angeles do të shqyrtojë mundësinë për të transferuar Kevin Durant. /Lajmi.net/