Alarmi për bombë/ Prokuroria thotë se kërcënimet i atribuohen Gjykatës Speciale

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu ka dhënë detaje në lidhje me kërcënimin që sot ka pranuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Lajme

24/05/2019 13:52

Ai ka thënë se personi që ka kërcënuar i është referuar Gjykatës Speciale, por meqë në Kosovë nuk është Gjykata Speciale atëherë i është drejtuar Prokurorisë Speciale.

“Sot në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës kanë pranu një telefonatë, ku kanë marrë një kërcënim që është bërë konkretisht për Këshillin Gjyqësorë. Në atë telefonatë kanë thënë se Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Speciale, po duke e pasur parasysh se në Kosovë nuk ka Gjykatë Speciale, ne Prokuroria Speciale kemi marrë një kërcënim që mund të ketë bëjë lidhur me Prokurorinë Speciale”, ka thënë Lutfiu.

Me të marrë informatën e është evakuuar stafi për çështje sigurie, ka thënë mes tjerash ai.

Ndryshe, pas kontrolleve që janë bërë pranë objektit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dominuesit, raporton gazetari i lajmi.net nga vendi i ngjarjes, aktualisht janë zhvendosur pranë objektit të Prokurorisë Speciale. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Kontrollet lidhur me dyshimet për bombë zhvendosen tek Prokuroria Speciale