Alarmi për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë, Policia: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shkollën në Bresje të Fushë Kosovës që dyshohej për mjet shpërthyes, nuk është gjetur asgjë. Rastin për lajmi.net, e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri të ditur se për veprimet e mëtejshme janë në koordinim me prokurorinë. “Pas ndërmarrjes së të gjitha…

Lajme

12/11/2025 17:26

Policia e Kosovës ka njoftuar se në shkollën në Bresje të Fushë Kosovës që dyshohej për mjet shpërthyes, nuk është gjetur asgjë.

Rastin për lajmi.net, e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se për veprimet e mëtejshme janë në koordinim me prokurorinë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme”, ka deklaruar Ahmeti.