Të Infektuar: 58.687

Të Shëruar: 51.337

Të Vdekur: 1.471

Alarmante në Itali: 662 viktima nga COVID-19 e mbi 21 mijë të infektuar

19:19 | 5 Dhjetor 2020

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 662 viktima e 21.052 të infektuar nga Covid-19.

Numri i të infektuarve aktivë për  është 754.169.

Dita e sotme ka shënuar 23.023 të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 896 308.

Në repartet e terapisë intesive numri i pacientëve është aktualisht 3517 të infektuar.

Në izolim shtëpiak janë 720.494 të infektuar dhe 30.158 të tjerë që po kurohen në strukturat spitalore.

Në 24 orët e fundit janë kryer rreth 195 mijë tampone e deri më sot numri i tyre është gati 23 milionë tamponë të kryer.

Që nga marsi deri më sot Italia ka regjistruar 1.709.991 të infektuar e 59.514 viktima Covid.