Alarmante: Mbi 320 zjarre për një javë në Kosovë
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Genc Metaj, ka thënë se vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 320 raste të zjarreve në Kosovë. Në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha, ai deklaroi se aktualisht janë shtatë zjarre aktive. “ Aktualisht kemi shtatë zjarre aktive dhe…

Lajme
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Genc Metaj, ka thënë se vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 320 raste të zjarreve në Kosovë.
Në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha, ai deklaroi se aktualisht janë shtatë zjarre aktive.
“ Aktualisht kemi shtatë zjarre aktive dhe po punohet që edhe këto të shuhen. Ky numër i madh dhe pasojat e mundshme që mund të sjellin këto zjarre janë alarmante. Si rezultat i kësaj situate, fatkeqësisht kemi humbur një zjarrfikës nga njësia profesionale e zjarrfikësve nga Gjakova dhe gjithashtu ka humbur jetën edhe një qytetar nga komuna e Klinës”, tha ai me ç’rast shtoi se edhe dy zjarrfikës janë lënduar në përpjekje për t’i shuar flakët.
Ndërkaq, drejtori i policisë Gazmend Hoxha ka dhënë detaje për rastet e raportuara nga fillimi i këtij muaji dhe masat e ndërmarra nga forcat e rendit.
“Numri i zjarrvënieve është 54, numri i personave të arrestuar është gjithsej 9, numri i intevenimeve të policisë është 211 , numri i rasteve të iniciuara në polici për zjarrvënie dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm është 63” tha ai.