Alarmante: Maqedonci thotë se 221 ushtarë të FSK’së janë larguar vitin e kaluar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se 221 pjesëtarë të FSK-së janë larguar gjatë vitit të kaluar. Prej tyre, ai tha se janë 129 janë ndërprerje vullnetare e punës. Para anëtarëve të Komisionit për Siguri, ministri tha ka pasur ankesa nga pjesëtarët e FSK-së gjatë këtij muaji për çështjen e kompensimit. Megjithatë, ai nuk ka…

Lajme

12/02/2024 13:00

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se 221 pjesëtarë të FSK-së janë larguar gjatë vitit të kaluar. Prej tyre, ai tha se janë 129 janë ndërprerje vullnetare e punës.

Para anëtarëve të Komisionit për Siguri, ministri tha ka pasur ankesa nga pjesëtarët e FSK-së gjatë këtij muaji për çështjen e kompensimit. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje se sa është numri i padive, por që pohoi se ka numër të madh të tyre.

Ai para anëtarëve të Komisionit Për Siguri u shpreh se është validuar regjimenti i parë i këmbësorisë gjatë ushtrimit Defender Europe 23.

Ndërkaq, i pyetur nga kryetari i Komisionit, Bekë Berisha sa e njohin edhe ndërkombëtarët validimin e këtij regjimenti, Maqedonci ka konfirmuar një gjë të tillë.

Gjatë prezantimit të punës për vitin e kaluar, Maqedonci tha se kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 15 shtete.

“Jemi duke marrë pjesë në vazhdimësi në grupin e kontaktit në Ukrainë. Kemi ofruar mbështetje për Ukrainën në disa fusha. Kemi ofruar Qendrën e Kërkim Shpëtimt. Kemi mbështetur edhe me transport të ndihmave”, tha ai.

Gjatë vitit 2024, Maqedonci shtoi se ka pasur rritje të buxhetit prej 100 për qind.

“Gjatë vitit të kaluar është bërë rrtija e pagave për Ushtrinë e Kosovës duke vendosur në fokus gradat e ulëta sepse aty ka qenë edhe nevoja më e madhe për ndërhyrje. Grada e ushtarit nga 422 euro, paga është rritur në 588, që nënkupton 39 përqind. Tetari i karrierës nga 465 në 609, është një rritje prej 31 përqind dhe tetari nga 489 euro në 609 që është rritje 31 përqind”, shtoi ai.