Alarm tek Barcelona, lëndohet ‘shtylla’ e skuadrës

Skuadra e Barcelonës është alarmuar sot nga lëndimi i njërit prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Sport

16/05/2019 16:32

Xhiroja e fundit e La Liga do ta vë skuadrën e Barcelonës përballë asaj të Eibar.

Në këtë ndeshje, trajneri i skuadrës katalane Ernesto Valverde nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Marc Andre Ter – Stegen.

Sipas raportimeve të Albert Roge, nga ‘Sport’, portieri gjerman ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të djathtë, transmeton lajmi.net.

Do të jetë holandezi Jasper Cillessen ai që do të paraqitet në ndeshjen kundër Eibar, si dhe në finalen e Kupës së Mbretit, kundër Valencias.

Nuk dihet akoma se sa gjatë do të mungoj Ter Stegen, por mungesa e tij do të jetë humbje e madhe, pasi ai ka qenë nga më të mirët e sezonit që po e lëmë pas. /Lajmi.net/