Alarm te Reali, Bale nuk ka shënuar qe 7 ndeshje

Superylli i Real Madridit, Gareth Bale si duket është në krize të madhe, pasi nuk ka arritur të shënojë një gol në shtatë ndeshjet e fundit, duke krijuar një alarm negativ te skuadra e Los Blancos.

Sport

05/03/2015 16:01

Real Madridi pagoi plotë 101 milionë euro për të transferuar uellsianin nga Tottenhamit.

Dhe, fillimi i karrierës së Bales me Los Blancos ishte mjaft i mirë, pasi në sezonin e kaluar ishte njëri ndër lojtarët kryesor të skuadrës, duke arritur të fitojë Copa del Reyn dhe Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, ky sezon është duke shkuar në mënyrë katastrofale për Balen. Fillimisht, ai është fishkëllyer pasi nuk ka pasuar topin disa herë të Ronaldo.

Tani, ai është në krizë të madhe pasi nuk ka arritur të shënojë gol në shtatë ndeshjet e fundit, që është statistika e tij më e keqe që nga transferimi te Reali.

Për të vazhduar edhe më keq, Bale më herët ka bërë një goditje në çdo 22 minuta, ndërsa tani ai është duke bërë një goditje në çdo 45 minuta, gjithnjë sipas raportit të bërë nga AS.