Alarm te Real Madridi: Mbappe në dyshim për sfidën vendimtare kundër Benficas në “Bernabeu”
Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe, është në dyshim të madh për ndeshjen e kthimit ndaj Benfica, që do të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu Stadium. Sipas raportimit të L’Equipe, sulmuesi francez po vuan sërish nga dhimbje në gju dhe situata “nuk duket aspak e mirë”, duke e bërë prezencën e tij për këtë përballje…
Sport
Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe, është në dyshim të madh për ndeshjen e kthimit ndaj Benfica, që do të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu Stadium.
Sipas raportimit të L’Equipe, sulmuesi francez po vuan sërish nga dhimbje në gju dhe situata “nuk duket aspak e mirë”, duke e bërë prezencën e tij për këtë përballje shumë të pasigurt, transmeton lajmi.net.
Ndeshja e parë, e zhvilluar në Portugali, përfundoi me fitore 0:1 të Real Madridit.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Vinícius Júnior, duke i dhënë avantazh “Los Blancos” para sfidës vendimtare në Madrid.
Mbetet të shihet nëse Mbappe do të jetë i gatshëm për duelin në “Bernabeu”, në një ndeshje ku madrilenët synojnë ta konfirmojnë kualifikimin tutje./lajmi.net/