Alarm te Bayerni, Davies nuk stërvit me skuadrën

Bayern Munich shqetësohet për mbrojtësin e majtë, Alponso Davies.

Sport

12/08/2020 13:27

Në seancën e parafundit të stërvitjeve para ndeshjes me Barcelonën të premten, Davies u ul në një karrige në skaj të fushës.

Kanadezi duket se ka ndjerë dhimbje të muskujve dhe me shumë mundësi nuk do të paraqitet ndaj katalanasve në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Vet trajneri Hansi Flick e pranoi se Davies ndjeu dhimbje dhe nuk mund të stërvitej me pjesën tjetër të skuadrës.

Davies është një nga lojtarët e zbuluar të këtij sezoni, dhe është një nga më të dalluarit në ekipin e Bavarezëve. /Lajmi.net/