Alarm te Barcelona, ja për sa javë do të mungojë Jordi Alba

Barcelona do të jetë për disa javë pa mbrojtësin e krahut, Jordi Alba.

Sport

18/09/2019 13:12

Barcelona ka konfirmuar se Jordi Alba ka pësuar një lëndim muskulor në ballafaqimin ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i krahut u detyrua të largohej nga fusha pas 40 minutave lojë duke ndezur alarmin te tifozët dhe trajneri Ernesto Valverde.

Por, lajmi i mirë është se nuk bëhet fjalë për dëmtim të shkallës së rëndë dhe Alba pritet të kthehet për dy deri në tri javë, transmeton lajmi.net.

Në rikuperimin më të mirë të mundshëm, Alba do të kthehet në skuadër për ndeshjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve më 2 tetor. /Lajmi.net/