Alarm te Barca, Messit mund t’i ndalohet hyrja në Angli

Lionel Messi mund të mos ta ketë mundësinë për t’u hakmarrë ndaj Liverpoolit për humbjen në Ligën e Kampionëve, pasi përballet me një ndalim për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar pas daljes nga ‘Brexit’.

Sport

13/12/2019 12:03

Ylli argjentinas është dënuar për mashtrim me taksa në Spanja, dhe i është shqituar një dënim me kusht prej 21 muajsh burgim.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është një qytetar i BE-së, pasi përveç nënshtetësisë argjentinase, gëzon edhe atë spanjolle.

Largimi i Britanisë nga BE, mund të bëjë që Messi të humbet mundësinë për të luajtur një ndeshje futbolli kundër skuadrave angleze.

“Ekziston një pikë specifike rreth ndeshjeve evropiane. Nëse jeni një shtetas i BE-së me një të kaluar kriminale, ju mund të udhëtoni, në Britaninë e Madhe, derisa nuk cilësoheni rrezik për sigurinë kombëtare”, ka deklaruar Andrew Osbourne, avokat i imigracionit.

“Nëse nuk jeni një qytetar i BE-së dhe keni një dënim ose dënim me burgim të shqiptuar, ju ndalohet të vini në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Ekziston një numër i madh futbollistësh shumë të njohur me denime për evazion fiskal. Ata, deri më tani, nuk është dashur të shqetësohen pasi kanë pasaportat e BE”.

“Por pas Brexitit, ata potencialisht nuk mund të jenë në gjendje të hyjnë në vend, pasi do të trajtohen si shtetas jo të BE-së”./Lajmi.net/